27/11 22:59
Mesfushori danez Christian Eriksen është përplasur pa ndjenja në tokë gjatë sfidës mes Danimarkës dhe Finlandës, e cila është ndërprerë.
Rrëzimi i tij në tokë teksa po vraponte ka shkaktuar momente paniku në fushë dhe të gjithë futbollistët janë afruar pranë tij për t’i dhënë ndihmën e parë.
Stafi mjekësor ka mbërritur me urgjencë pranë tij për t’i dhënë ndihmën e parë me masazh kardiak.
Danimarka po luan sfidën e parë të Kampionatit Europian ndaj Finlandës në Grupin A.
Top Channel