Një pako e dyshimtë është kapur nga oficerët pasi ishte hedhur nga rruga në drejtim të qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Brenda pakos janë gjetur: dy (2)telefona Samsung me kamerë pa kartelë; një(1)telefon TEENO me kamerë pa kartelë; një(1) telefon mini NOKIA L8STAR pa kartelë; dy adaptera të kamofluar  për USB kabel; dy kartela memori kartë mitro SD 4nga 4 GB.

Të gjitha këto  kanë qenë të mbështjellura dhe të kamofluara me një çantë dhe një mbështjellëse për matjen e tensionit të gjakut.

Lidhur me rastin është njoftuar policia e Kosovës, ndërsa po vijojnë procedurat e tjera.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel