Ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë një adoleshent palestinez të premten gjatë një përplasjeje në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë. Dhuna shpërtheu në një protestë kundër vendbanimeve izraelite pranë qytetit Nablus.
Dëshmitarët thanë se një turmë palestinezësh dogjën goma dhe goditën me gurë ushtarët, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, plumba gome dhe të shtëna armësh.
Një palestinez 15-vjeçar u qëllua dhe më vonë vdiq nga plagët e marra, tha Ministria e Shëndetësisë. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se po e verifikonin njoftimin.
Gjatë luftimeve të muajit të kaluar për enklavën Gaza të drejtuar nga palestinezët, trazira u ndezën edhe në Bregun Perëndimor dhe tensionet kanë mbetur të larta.
Top Channel