U shpall fajtor për pedofili dhe u dëbua nga Shqipëria/ Anglezi bën kërkesën e pazakontë në Gjykatën e Tiranës

11/06/2021 13:17

Pasi u largua nga Shqipëria, Devid Brawn kërkon në Gjykatën e Tiranës pasaportën e skaduar, paratë e sekuestruara gjatë asaj kohe dhe laptopin. Padia është dorëzuar nga avokatja e tij Gjystina Golloshi. Kërkesa ishte e pashoqëruar, mininalisht, me vendimin e dënimit të Bevid Brawn, si i shpallur fajtor për pedofili.

Burimet e gazetares Anila Hoxha thonë se nuk është disponuar për provat në vendimin e dënimit të Brawn, mbasi gjykata ka urdhëruar në atë kohë, që provat të kalonin në ruajtje, pasi do përdoreshin për llogari të një procesi tjetër penal.

Në përfundim të këtij procesi, u dënuan dy pedofilë të tjerë Dino Christodolu dhe Robin Arnold. Tek vendimi ndaj dy pedofilëve është folur për provat që kërkon Brawn.

Gjykata urdhëroi kërkimin dhe gjetjen e dosjes gjyqësore ku do shikohet se çfarë sendesh i janë sekuestruar anglezit që u shpall “non grata” dhe u largua si i padëshiruar  nga Shqipëria. Ai është larguar dhe nxjerrë nga Shqipëria me pasaportë tre ditore dhe të përkohshme.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Gerd Hoxha, që shpalli verdiktin e fajësisë mbi skandalin më të madh të pedofilisë, që e ka shpallur këtë vendim fajësie.

Top Channel