Burg dhe debim per britaniket

22/12/2009 17:40

Nje vit pas ekstradimit te tyre ne Shqiperi per llogari te drejtesise shqiptare, prokuroria kerkon pervec denimit ne rrethana renduese te britanikeve Dino Kristodulu dhe Robin Arnold edhe nxjerrjen jashte vendit tone te dy te pandehurve si persona non grata.

Per Dino Kristodulu prokurorja e ceshtjes kerkoi 22 vjet burg dhe deklaroi se ai ka kryer mardhenie homoseksuale me dhune me 7 te mitur.

Sipas prokurores gjykata ne shpalljen e vendimit te saj duhet te marre parasysh edhe rrethanat te tjera renduese, sikurse cilesite e vecanta te minoreneve dhe fakti qe ata mbaheshin ne nje qender ne dukje biresuese.

Per Robin Arnold, prokurorja kerkoi 17 vjet heqje lirie dhe tha se ai ka qene edhe dy here te tjera i denuar ne Britani per vepra te turpshme me te mitur dhe ne Shqiperi ai ka abuzuar me dy femije te seksit mashkull.

Prokurorja i cilesoi te pandehurit si persona me rrezikshmeri teper te larte dhe nese gjykata i shpall ata persona te padeshirueshem ne Shqiperi, atehere vendimi eshte i njejte sikurse edhe per bashkepuntorin e tyre Xhon Devid Brawn, i cili pasi te vuaje 20 vite burg qe i ka dhene gjyqtari Gerd Hoxha, do te perzihet jashte territorit te Shqiperise si person ‘non grata’.

Top Channel