Studentët bëjnë thirrje: Nesër protestë para Ministrisë së Arsimit!

11/06/2021 16:01

Pakënaqësia e studentëve të maturës nga niveli në provimin e matematikës ka bërë që një pjesë e tyre të bëjnë thirrje për protestë.

Në faqen “Studentët denoncojnë”, thuhet se po mendohet që protesta të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:30 dhe kanë pyetur të tjerët nëse do t’i bashkohen.

Sfida e fundit për studentët mbetet provimi i lëndës me zgjedhje në 15 qershor. Kujtojmë se ditën e sotme, teksa minutat që kalonin nga orari zyrtar i përfundimit të provimit, studentët filluan në orën 10 dhe duhet të përfundonin në 12:30, por pjesa më e madhe e tyre dolën me fytyra të vrenjtura nga vështirësia e provimit të matematikës.

Gjithashtu në rrjetet sociale të faqes “Studentët denoncojnë”, një student tha se kanë harruar vështirësitë e mësimit online dhe mungesës së mësimdhënies në periudhën e tërmetit të vitit 2019.

“Doja të thoja se kjo ishte një tallje për maturantët. Provimi nuk kishte asnjë lidhje me modelin që na u dërgua. Ministria jonë e dashur nuk llogariti aspak mësimin online dhe si padashje harroi që ne kemi që në tërmetin e 2019 që nuk bëjmë mësim tamam.

Por normalisht që ne ja kalojmë Suedisë, ja keni kaluar gjithmonë dhe mësimi online sipas tyre ka qenë super eficent. Duhet të bëjmë thirrje për protest të gjithë maturantët, boll i lamë të tallen me ne si duan. Sa për tezat që dalin nuk e di ku ndodhin por kjo është padrejtësi e madhe. Në gjimnazin tim (në Tiranë) nuk na lanë as me njëri-tjetrin të komunikojmë ndërsa nëpër rrethe i lënë të lirë.

Si gjithmonë e vetmja gjë e drejtë në këtë vend janë kullat që ndërtohen nëpër kryeqytet”, shkruhej në mesazh.

FOTO GALERI
6/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA