Sot nis ‘Euro 2020’/ Formacionet e mundshme të ndeshjes hapëse Turqi-Itali

11/06/2021 09:50

Pritjes i erdhi fundi. Sot nis ‘Europiani 2020’ dhe ndeshja hapëse do të zhvillohet mes Turqisë dhe Italisë. Sytë janë në “Olimpico” të Romës, ora 21:00., gjithashtu skena e dy ndeshjeve të tjera të grupit, axurrët kundër Zvicrës dhe Uellsit.

Trajnerët e ekipeve e kanë në mendje tashmë formacionin që do të luajnë:

Italia: G Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.

Turqia: Cakir; Celik, Soyuncu, Demiral, Meras; Yokuslu, Ayhan; Karaman, Calhanoglu, Yazici; B Yilmaz.

Me këtë rast, stadium në fjalë u zgjodh nga UEFA për ceremoninë e hapjes zyrtare të turneut. Sigurisht, do të ketë disa masa paraprake, të diktuara nga kufizimet shëndetësore.

Bono Vox, Martin Garrix dhe The Edge do të këndojnë në mënyrë virtuale “Ne jemi populli”, himni i Europianit që po merr vlerësime të mëdha me miliona shikime në internet.

Koreografia me një valltar “ajror” dhe 12 perkusionistë rreth çatisë së stadiumit, me 24 sfera që përfaqësojnë ekipet kombëtare pjesëmarrëse, që do të fluturojnë lart në qiell, si dhe brohoritjet e publikut, që do të jenë rreth 16 mijë të pranishëm në tribuna.

Top Channel