Mbërritën 25 mijë vaksina ruse/ Manastirliu: Do të ulet mosha e personave që vaksinohen

11/06/2021 15:18

Mosha e vaksinimit në vendin tonë do të ulet nën fashën 55 deri në 59-vjeç.

Pas mbërritjes së një sasie prej 25 mijë vaksina Sputnik, uljen e fashës së moshës, e ka konfirmuar edhe ministrja e Shëndetësisë.

Me sasinë e Sputnik arrin në mbi 936 mijë vaksina të mbërritura në vendin sipas kontratave të bëra nga qeveria shqiptare për lloje të ndryshme.

Deri më tani janë administruar 823 mijë vaksina dhe deri në fund të qershorit synohet të vaksinohen në total 1 milion qytetarë.

Aktualisht në vendin tonë po vaksinohet me AstraZeneca, me Pfizer, me Coronavac, dhe Sputnik.

Top Channel