“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd Pak ditë para paraqitjes së parë në negociatat me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka folur për procesin e gjatë dhjetë vjeçar të tendencës për normalizim të marrëdhënieve.
Në seancën e mbajtur, Kurti ka thënë se dy vendet kanë arritur 53 marrëveshje, një pjesë e së cilave në dëm të Kosovës e favor të Serbisë.
Kjo sipas tij, e ka sjell Kosovën në një pozicion ku pesë vende bllokojnë të ardhmen e saj evropiane, derisa vullneti i 22 vendeve njohëse të pavarësisë nuk mjafton.
Por, me qasjen e tij që të analizohet e kaluara dhe të mos flitet për takimin 15 qershorit nuk u pajtua opozita.
Këta kritikuan Kurtin se nuk ka parime e platformë për dialog, dhe se pranoi të fillojë dialogun pa kërkuar falje Serbia për krimet e luftës.
Top Channel