Gjuajtësit francezë Rafale në avantazh ndaj F-35 për kontratën zvicerjane të armatimeve

11/06/2021 20:54
F-35 majtas, Rafale djathtas

Gjuajtësi francez me dy motorë i peshës së mesme Rafale, ka dalë si pretendenti kryesor për të fituar kontratën $7 miliardë Air 2030, për avionët e rinj të forcave ajrore të Zvicrës.

Tenderi i nisur në 2020, nuk ka marrë në konsideratë modele të prodhuar nga vende jo-perëndimore dhe tashmë vendos modelin modern francez Rafale kundër atyre amerikanë F-35 Lightning II dhe F-18E, si dhe ndaj gjuajtësit evropian gjermano-britanik Eurofighter.

Avionët e rinj pritet të zëvendësojnë modelet e vjetra amerikane të Zvicrës F-5E dhe F-18C. Gjuajtësit F-35 e F-18 E priteshin të ishin konkurrentët kryesorë prej faktit se Zvicra ka preferuar tradicionalisht avionët amerikanë.

Por megjithë avancimet amerikane të teknologjisë, spekulimet janë në rritje se Rafale do të shpallet fitues i tenderit në qershor. F-35 dhe disi në pak F-18E, kanë hasur opozicion nga zyrtarët zvicerjanë prej kushteve të ashpra që SHBA vendos mbi përdorimin e avionëve të saj edhe pas blerjes, për të nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Francën.

Nëse do të blinte gjuajtësit F-35, Zvicra do të lidhej ngushtë me sektorin amerikan të mbrojtjes dhe avionët do të ishin të lidhur me qendrat në SHBA për monitorim të lëvizjeve e mënyrave të përdorimit, duke marrë prej tyre të gjitha të dhënat.

“Përjashtohet mundësia e blerjes së F-35, të cilët janë gjithashtu më të shtrenjtët,” tha kreu i grupit socialist në asemblenë zvicerjane, Roger Nordmann. Ndërsa një tjetër arsye ishte përshtatshmëria e gjuajtësve Rafale me sistemin francez Thales, të mbikqyrjes ajrore, që Zvicra ka blerë më herët nga Parisi.

Nga anët negative, gjuajtësit Rafale nuk mund të operojnë raketat ajrore amerikane AIM-9 ose AIM-120, që do të thotë se Zvicra do të duhet të flakë arsenalin e saj nëse zgjedh ato.

Gjuajtësit francezë kanë avantazhet e kostove më të ulëta të operimit e mirëmbajtjes, dhe raketa superiore ajër-ajër të rangut të largët.

Kështu Rafale mund të përfaqësojë një opsion më të lirë e më të besueshëm, teksa mungesa e sofistikimit në disa aspekte kthehet në avantazh.

FOTO GALERI
1/5
F-35 kanë hasur opozicion nga zyrtarët zvicerjanë prej kushteve të ashpra që SHBA vendos mbi përdorimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA