24/11 22:56
Liderët e G7-s do të kërkojnë nga OBSH një hetim të ri dhe transparent për origjinën e COVID-19, sipas draftit të deklaratës përfundimtare për shtyp, e cituar nga Bloomberg.
“Ne mendojmë se nevojitet transparencë e plotë për të nxjerrë mësimet e duhura dhe për këtë arsye ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të sqaruar origjinën e COVID-19. Bota ka të drejtë të dijë se çfarë ka ndodhur”, tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, përpara takimit të G7-s në Cornwall.
Sipas Bloomberg, G7 do të angazhohet gjithashtu për shpërndarjen e një miliard dozash vaksine antiCOVID-19 në të gjithë botën gjatë vitit të ardhshëm.
Top Channel