24/11 11:49
Flotat amerikane dhe pakistaneze kanë mbajtur stërvitje të përbashkët ushtarake në Detin Arabik, bëri të ditur sot marina pakistaneze.
Stërvitja “Passage Exercise” që përfshin stërvitje të ndryshme detare dhe luftarake u zhvillua gjatë vizitës së USS Monterey të Marinës Amerikane (CG-61).
Gjatë stërvitjes, zyrtarët e marinës të të dyja vendeve diskutuan mbi çështje profesionale. “Marina pakistaneze dhe ajo amerikane po punojnë së bashku për të siguruar një mjedis të sigurt detar në rajon”, thuhet në njoftim.
Vizita, thuhet se do të forcojë më tej marrëdhëniet midis të dy marinave.
Top Channel