Pas ofendimeve dhe zënkave të forta mes tyre, që çuan deri në largimin nga studioja të Stelës, kjo e fundit dhe Armando janë përballur me njëri-tjetrin.
Ai është shprehur se nëse Stela nuk tërhiqej nga deklaratat e saj, do ta padiste në gjykatë.
Stela ka kërkuar që ai t’i kërkonte falje për ofendimet, ndërsa ai nuk ka pranuar.
Stela: Pretendoj të më kërkosh falje.
Armando: Jam nga ata që jam pioner, partizan dhe mbështetës i barazisë gjinore, nëse ka dikush këtu në studio që mbron emancipimin gjinor ai jam unë. Nëse ke diçka me mua jam gati të jap përgjigje.
Stela: Unë pretendoja që do kërkoje falje, është një shprehje që fjalët e shumta janë fukarallëk.
Armando: Të të kërkoj falje?
Stela: Si je sjellë me mua nuk është për një mashkull.
Armando: Jam këtu nga një keq perceptim televiziv nga ana e publikut.
Stela: Nëse do të kishe kërkuar falje do të të ngrinte vlerat.
Stela: E di si po dukesh? Sikur i ke marrë e po i lexon ato që po thua.
Armando: Për çfarë të të kërkoj falje? Për gënjeshtrat, për shpifjet që ke bërë?
Stela: Cilat gënjeshtra?
Armando: Një gënjeshtër e madhe dhe nëse nuk do të tërhiqesh nga deklaratat e tua do takohemi në gjykatë.
Stela: Kam frikë se do të dalin gjëra të tjera.
Armando: Ti je një kontradiktë e gjallë Stela.
Top Channel