Britania do të dhurojë 100 milionë vaksinash për pjesën tjetër të botës, në luftën kundër pandemisë. Njoftimi u bë në kuadër të Samitit të 7 vendeve më të mëdha të botës që po zhvillohet në Angli.
Dhurimi do fillojë brenda javësh dhe deri në shtator do jenë dhënë 5 milionë vaksina.
Në një gjest grandioz ndërkombëtar, Kryeministri Johnson, si mikpritës i samitit të G7, që po zhvillohet në jugperëndim të Anglisë, ka deklaruar se vendi i tij do të dhurojë 100 milionë doza vaksinash deri në fund të 2022.
Në bazë të planit vaksinat do fillojnë të shpërndahen për vendet më pak të zhvilluara brenda javësh ku deri në shtator do jenë shpërndarë 5 milionë syresh, ndërkohë deri në fund të vitit, 25 milionë vaksina britanike do jenë dërguar nëpër vende të ndryshme në bazë të sistemit Covax.
Ky donacion britanik kap shifrën e 1 miliardë stërlinave, shto këtu edhe 10 miliardë të tjera që Britania do japë si ndihmë ndërkombëtare për projektet të ndryshme, zhvillime në vendet më të varfra të botës.
Gjate samitit te G-7 ketë fundjave, Boris Johnson do kërkoj nga udhëheqësit e vendeve me te fuqishme te botes te angazhohen ne dhënien e afro 1 miliardë vaksinave per pjesën tjetër te botes, sakaq 500 milionë doza te Pfizer presidenti Biden i ka premtuar ne prag te samitit te Cornwall-it ne Angli.
Ne nje interviste dhëne BBC, Boris Johnson i cilësoi marrëdhëniet anglo-amerikane si “te pashterueshme”, pas takimit te pare me presidentin e ri Joe Biden. Johnson këmbënguli se presidenti amerikan nuk e kishte qortuar Britaninë per tensionet post-Brexit ne Irlandën e Veriut.
Top Channel