Befason studimi i fundit: Ushtrimet rrisin rrezikun e sëmundjes së neuroneve! motorike

11/06/2021 16:10

Edhe pse deri më sot i është mëshuar me forcë idesë së ushtrimet fizike vetëm mirë i bëjnë organizmit, një studim i ri tregoi se kur ato janë të rregullta e mbi të gjitha të mundimshme, e shtojnë rrezikun e sëmundjes së neuroneve motorike veçanërisht tek njerëzit që janë gjenetikisht të cenueshëm.

Shkencëtarët në Universitetin Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar thonë se askush nuk duhet t’i ndalojë ushtrimet si rezultat i këtij studimi por shfaqin shpresën se këto gjetje mund të ndihmojnë në një ekzaminim më të mirë të njerëzve që mund të jenë në rrezik më të lartë.

Hulumtimi tregoi se rreth një në 300 njerëz në përgjithësi zhvillon sëmundje të neuroneve motorike. Kjo sëmundje ndikon në aftësinë e njerëzve për të lëvizur, për të folur e madje edhe për të marrë frymë, pasi neuronet motorike që sjellin mesazhe nga truri në muskuj, dështojnë.

Sëmundja mund të shkurtojë në mënyrë dramatike jetën e njerëzve. Dr. Johnathan Cooper-Knock, njëri nga bashkautorët e studimit tha me bindje se ushtrimet janë faktor rreziku për sëmundjen në fjalë. “Numri i atletëve të profilit të lartë, të prekur me sëmundjen, nuk është rastësi”, u shpreh ai.

Top Channel