Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në mbi 5 milionë.
Sipas “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 5.009.823.
Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Afrikë ka arritur në 4.500.448, ndërsa numri i viktimave në 133.746. Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Afrikën e Jugut, Egjipt dhe në Tunizi. Sipas të dhënave në Ourworldindata.org në kontinentin afrikan me një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorësh, deri më sot kundër virusit janë administruar rreth 39 milionë doza të vaksinave.
Top Channel