PSG zyrtarizon nënshkrimin me Georginio Wijnaldum. Holandezi mbërrin pa kosto në kryeqytetin francez pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin.

30-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare, pra të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Në reagimin e tij për faqen zyrtare të PSG-së, Wijnaldum thekson:

“Bashkimi me PSG-në është një sfidë e re për mua. Po bëhem pjesë e një prej ekipeve më të mira në Europë me dëshirë dhe vendosmëri për këtë projekt ambicioz. PSG ka treguar statusin e saj në vitet e fundit dhe jam i sigurt se së bashku, për tifozët tanë, do të shkojmë edhe më lart”.

Për lojtarin në fjalë pati interes konkret edhe nga Barcelona, por oferta ekonomike e parizienëve, thuajse dyfish më e lartë se e katalanëve, bëri diferencën.

I rritur në akademitë e Spartës së Rotterdam dhe Feyenoordit (skuadra me të cilat ka luajtur edhe në ekipin e parë), Wijnaldum u shqua më pas te PSV po në Eredivisie dhe në Angli me Newcastle dhe Liverpoolin. Wijnaldum është gjithashtu pjesë e ekipit përfaqësues të Holandës, që merr pjesë në Europian.

Top Channel