Aleksandar Vuçic pohoi se rundi i ardhshëm i dialogut me Kosovën “nuk do të jetë i lehtë”, por, sipas tij, është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë, për të ulur tensionet dhe për të garantuar sigurinë e serbëve në Kosovë.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në 15 qershor, në selinë e Bashkimit Europian në Bruksel, e njoftuar kjo nga vetë zëdhënësi  i bllokut, Peter Stano.Vuçic u perpoq të tregonte se pala serbe është vërtet e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi, të cilit sic nënkuptoi pengesat i vijnë nga pala tjetër.

“Zyrtarët e Kosovës vijnë për të bërë shfaqje, ndërsa ne jemi të përkushtuar ndaj dialogut”, tha Vuçic i cituar nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Europa e Lirë. Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi ngeci vjeshtën e vitit të kaluar, kur të dërguarit e Beogradit hapën cështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Përpara konfirmimit të datës për rinisjen e dialogut, zyrtarët e të dyja palëve dhanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me këtë Asociacion.

Kurti e bëri të qartë qëndrimin e tij se nuk mund të formohet asnjë asociacion një etnik, ndërsa Vuçic deklaroi  se Kurti nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel, nëse nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit.

Top Channel