Turistët tronditen nga gjoba €3000 për marrje të rërës nga plazhi italian (fotot)

10/06/2021 18:10
Plazhi i mbrojtur Budelli ne Sardenia i famshem per reren e mahnitshme roze

Dhjetra turistë po përballen më gjoba tronditëse për marrje suveniresh si rërë apo gurë nga plazhet e ishullit italian të Sardenjës.

Autoritetet e doganave kanë vendosur disa gjoba gjigande prej maksimumi  €3,000 për 41 njerëz që janë përpjekur të largohen nga ishulli me objekte të natyrës vendase.

Sardenja është e famshme për plazhet e saj të virgjëra dhe rërën e bardhë, të cilat kanë nxitur një treg të zi me suvenire në rrjetet online.

Prej vitit 2017 ligjet vendase ndalojnë marrjen e rërës nga plazhet dhe tregtimin e saj, të gurëve apo guaskave, si një masë për të ndaluar zbrazjen graduale të aseteve natyrore të ishullit teksa milion turistë që vijnë çdo vit kanë krijuar zakonin e ‘mbushjes së xhepave me objekte vendore’.

Autoritetet thanë se 41 individët kishin vjedhur një total prej 100kg objekte nga plazhet në raste të shumta.

Guardia di Finanza shtonte se më vonë dhjetra reklama ishin zbuluar më vonë në rrjet ku ofroheshin sendet e vjedhura nga ishulli.

Policia tha se kishte përdorur skanues me rreze x në bagazhget e turistëve, mes të cilave në aeroportin e Sardenjës ishin kapur tre çanta të mbushura plot me rërë e gurë. Zyrtarët thanë Vjedhësit e kësaj natyre janë zakonisht turitë evropianë, madje disa edhe vetë italianë.

Në 2019, dy turistë francezë u kapën me rreth 40kg rërë nga brigjet e plazhit të Chia në jug të ishullit, me të cilën kishin mbushur shishe plastike dhe i kishin futur në bagazhin e makinës.

Edhe në 2017 qindra kg rërë u zbuluan në bagazhet e turistëve në aeroportin kryesor të ishullit në Cagliari.

FOTO GALERI
1/3
Dhjetra turistë po përballen më gjoba tronditëse për marrje suveniresh si rërë apo gurë nga plazhet e ishullit italian të Sardenjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA