Kosova do të shpenzojë 5.2 milionë euro për të blerë pajisje ushtarake, një hap ky që hidhet pas rishikit të buxhetit aktual sic shpjegoi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Fillimisht, një shumë e tillë ishte planifikuar për shpenzime jo të domosdoshme, por tashmë objektivi ka ndryshuar. Mehaj tha se një gjë e tillë u arrit pass analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurorimit për vitin 2021.

“Në procesin e rishikimit të buxhetit aktual, kemi arritur që shumën prej 5.2 milion euro nga planifikimet e mëhershme të shpenzimeve të panevojshme, ta ri-kanalizo0jmë në projektet e Programit Amerikan të Shitjeve të Jashtme Ushtarake (The Foreign Military Sales- FMS) me qëllim rritjen e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së”, u shpreh ai.

Ministri sqaroi se “blerjet do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët amerikan dhe aleatët tjerë”. Disa ditë më parë, në një intervistë për REL, Shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kolonel Ejup Maqedonci, pohoi se FSK-ja gradualisht është duke i ngritur kapacitetet luftarake për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

Duke iu referuar Defender Europe 2021, ai kujtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, ka marrë pjesë edhe herë të tjera në ushtrime të ndryshme, por këtë radhe, specifike është që forcat amerikane po zhvillonin një stërvitje atje çka përcolli sinjalin e qartë se Kosova dhe FSK-ja janë të përkushtuara krejtësisht për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Top Channel