Komisioneri Varhelyi: Kemi një marrëveshje në BE për financimin e planit ekonomik dhe të investimeve

10/06/2021 13:58

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. Në fjalën e tij Komisioneri ka treguar se janë duke u parë rezultatet e para për planin që po ndryshon jetën e qytetarëve me linçimin e marrëveshjes pa tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu Varhelyi shtoi se është arritur një marrëveshje  në BE për financimin e planit ekonomik dhe të investimeve, që pritet të mobilizojë 1/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit.

Varhelyi: Ndoshta është fillimi i fundit të covid-19 dhe ndoshta do t’i rikthehemi punës në formë fizike dhe të shtojmë para agjendën tonë të përbashkët. Agjenda nuk krijohet vetëm nga KE, por edhe udhëheqësit e BP, prandaj ky takim është kaq i rëndësishëm. E shohim si angazhim shumë të qartë, nuk kemi arritur ende atje, por duhet të arrijmë deri në korrik kur të kemi samitin e radhës. Shikojmë tashmë rezultatet e para që po ndryshojnë jetën e qytetarëve me linçimin e marrëveshjes pa tarifa roaming në BP.

Kjo është një arritje e madhe dhe do të kemi ende gjëra të mëdha, si qytetarët që mund të lëvizin me karta ID, heqja e lejes për punë.

Jemi të gatshëm që të rikonfirmojmë angazhimin tonë që e kemi vënë në tryezë me planin ekonomik dhe të investimeve, Një plan që ne e kemi treguar që mobilizon 1/3 e PBB së rajonit, por ky plan nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë. Ky plan ekonomik do të japë rezultate nëse vetë ky rajon punon për këtë treg rajonal dhe ky është mjedisi ku do funksionojë.

Ne kemi një marrëveshje në BE për financimin e këtij plani. E kemi arritur këtë marrëveshje me Këshillin dhe Parlamentin Europian. Nga ana jonë jemi më të gatshëm që të fillojmë këtë plan ekonomik dhe investimesh.

Ne po hyjmë në muajin qershor që është kritik për Ballkanin Perëndimor. Kemi shumë çështje në tryezë, dëshirojmë që të organizohen konferenca me Serbinë e me Malin e Zi dhe të organizohen konferencat e para për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vit mund të jetë muaj ose viti i Ballkanit Perëndimor, por ne të gjithë duhet të tregojmë arritje.

Top Channel