Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Me anë të një greve të përgjithshme 24 orëshe që ka filluar prej mëngjesit të sotëm sindikatat greke i japin një përgjigje dinamike qeverisë që me projektligjin e ri që ka sjellë në parlament, kërkon të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet e punësimit .
Sindikatat protestojnë kundër heqjes së 8 oreshit dhe kontratave kolektive, kundër liberalizimit të pushimeve masive nga puna ,uljes së pagesës së orëve jashtë orarit , heqjes të së dielës si ditë pushimi apo të drejtës së punëtoreve për të organizuar greva. Sipas sindikalisteve projektligji i ri shpërben legjislacionin e punës dhe legalizon arbitraritetin e punëdhënësve.
Tubimeve të ndryshme prej mëngjesit në Athinë dhe qytetet e mëdha të vendit, të Konfederatës së nëpunësve shtetërorë ADEDY dhe Sindikate së punonjësve të sektorit privat GSEE, i janë bashkuar kundër projektligjit të ri të karakterizuar si “xhungla e punësimit”, federatat e sektorit të shëndetësisë, punëtorë të sektorëve të ndryshme, të papunë, të rinj e të reja.
Gjithashtu është ndërprerë krejtësisht puna në gjithë administratën shtetërore, në sektorin bankar, në metronë e Athinës, tek trenat dhe te tramvajet, shërbimi urban punon me orar të kufizuar si dhe kanë ndryshuar oraret e fluturimeve.
Megjithëse për herë të dytë brenda një jave gjykata e ka konsideruar grevën e tyre të paligjshme, gjithë marinarët e 13 sindikatave të lundrimit kanë ndërprerë punën dhe anijet janë të ankoruara në porte.
Ndërkohë që të gjitha mediat greke, shtetërore dhe private heshtin për 24 orë, partia më e madhe opozitare “Syriza” ka theksuar në debatet e ashpra në parlament ditët e fundit se nuk do të lejojë kthimin e shoqërisë në shekullin e 19 dhe se ky projektligj tani do të aprovohet, kur ajo të vijë në pushtet do të jetë ligji i parë që do të ndryshojë.
Top Channel