Shkatërrimi i këtyre parave ishte shfaqja simbolike që realizoi Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit këtë të enjte në Tiranë. Me moton jep alarmin, kjo fushatë synon që të ndërgjegjësojë qytetarët që të reagojnë në rastet e korrupsionit. Menaxherja e Projektit “Ndërprerja e heshtjes” Elmerina Ahmetaj Hrelja, tha se korrupsioni i shkakton dëme te mëdha shoqërisë:

“Kësaj mund t’i japim fund’ nëse vendosim të mos marrim pjesë në korrupsion. Mos të harrojmë se lufta kundër korrupsionit fillon nga individi, domethënë me secilin prej nesh personalisht. Në këtë mënyrë, ne gjithashtu tregojmë se jemi me sinjalizuesit – ata që marrin vendimin e guximshëm të raportojnë korrupsionin dhe në këtë mënyrë e vejnë veten në shërbim të interesit publik”.

Ndërsa Fatjon Biba një aktivist rinor, tha në fjalën e tij se korrupsioni duhet të luftohet si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

“Është detyra e çdo qytetari dhe çdo të riu në vend të informohet dhe të japë kontributin e tij për të sjellë ndryshimin në luftën kundër korrupsionit, qoftë në sektorin publik apo privat”.

Ka ardhur momenti të tregojmë se qytetar i fortë je kur gjen guximin të distancohesh nga i korruptuari, se qytetar i mirë je kur kontribuon për shoqërinë duke dalë edhe kundër punëdhënësit se qytetar i mirë je kur shoqëria përfiton nga kurajoja jote. Prandaj mos hesht, sinjalizo dhe kontribuo për vendin dhe shoqërinë!

Kjo fushatë edukuese po realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, dhe që synon të forcojë kornizat ligjore dhe institucionale për mbrojtjet e sinjalizuesit.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA