Liderët që marrin pjesë në samitin e G7 kësaj fundjave në Cornwall në jugperëndim të Britanisë, po strehohen në një kështjellë të shekullit të 18-të që është kthyer në një fortesë rezidenciale me pagesë posaçërisht për eventin.
Kështjella Tregenna e ndërtuar në 1774 me pamje të mrekullueshme nga deti do të presë liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës.
Dhomat do të jepen me çmimet standarde prej 200 paundë nata për të ftuarit e rëndësishëm, teksa vendi është gjithashtu një pikë e rëndësishme e turizmit vendas por e bllokuar deri kohët e fundit prej pandemisë së koronavirusit.
Me lëndinat e kuruara e të izoluara dhe fushën e golfit me 18-vrima, vendi do të shërbejë dhe si një pistë ideale për uljen e helikopterëve të Joe Biden dhe grupin e tij shoqërues prej më shumë se 100 persona.
Me rreth 98 dhomat e 55 apartamentet e saj, vendi do të jetë i aftë të akomodojë dhe liderë të tjerë botërorë nga Franca, Gjermania, Italia e Japonia.
Kryeminsitri britanik Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie do të jenë gjithashtu ne rezidencë dhe ishin parë dje duke shëtitur në bregun e detit të Corwall, pak më larg në Carbis Bay Hotel.
Për të siguruar privatësinë e liderëve, një gardh gjigand është ngritur rreth hotelit Tregenna, me patrulla policia dhe qen nuhatës, ndërsa po shtohen pikat e ndriçimit.
Në samit Biden e Johnson do të tentojnë të sheshojnë diferencat politike për çështje si ndryshimet klimatike, udhëtimet ndërkombëtare, konfliktet separatiste në Irlandën e Veriut.
Presidenti amerikan dhe gruaja e tij Jill besohet se do të qëndrojnë në një prej apartamenteve me pamjet e mahnitshme të gjirit Saint Ives Bay në një nga suitat e krahut perëndimor të kompleksit.
Fisniku vendas Samuel Stephens ndërtoi fillimisht kompleksin Tregenna në vitin 1774 me gurë graniti vendas.
Top Channel