Lidhur me fotot e publikuara disa javë më parë që bën xhiron e rrjetit, ku shfaqej këngëtarja Rita Ora me partnerin e saj, Taika Waititi duke shkëmbyer puthje me një person të tjetër ka pasur reagime të shumta.
Fillimisht shfaqej këngëtarja e famshme duke u puthur me të dashurin regjisor, e më pas edhe me aktoren Tessa Thompson.
Pas këtyre reagimeve ka thënë disa fjalë edhe vetë Taika, i cili duket se nuk mendon ashti si bashkëpunëtorët e tij. Në një intervistë të dhënë se fundmi për “Sydney Morning Herald”, Taika ka thyer heshtjen për fotot e bujshme.
“Mendoj se në botën e internetit, çdo gjë harrohet shumë shpejt. Gjithashtu, a është ndonjë çështje madhore? Jo, nuk është. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është në rregull”, është shprehur Taika.
Nga ana tjetër Waititi nuk e konfirmoi romancën me Rita Orën, ai u shpreh mirënjohës për të gjithë njerëzit që e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e tij në Sydney.
Top Channel