Shqipëria ndodhet në një moment historik në përfaqësimin e saj ndërkombëtar siç është Këshilli Sigurimit të OKB. Paraditen e të premtes 193 vendet anëtare të Organizatës të Kombeve të Bashkuara do të votojnë që vendi ynë për herë të parë pas antarësimit 65 vjeçar në këtë organizatë të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-s për periudhën 2022-2023.

Për të arritur deri në këtë moment diplomacisë shqiptare i janë dashur 10 vite diskutime dhe lobim. Deri më tani Shqipëria ka siguruar votat pro të 120 vendeve por që të ulet në karrigen e Këshillit të Sigurimit i duhen votat e 2 të tretave të vendeve pjesëmarrëse dhe votuese të Asamblesë së Përgjithshme. Lobimi me vende të ndryshme do të vijojë deri në momentin e fundit të votimit. Për këtë ndodhet në New York vetë shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka e cila është takuar me ambasadorët e vende të ndryshme në OKB.

Ministria Xhaçka është pritur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Gutterres nga i cili ka marrë vlerësimimet për kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse nën ombrellën e OKB-së.

Vetë zonja Xhaçka në këtë takim prezantoi 6 prioritetet e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Pas takimit ajo bëri këtë koment për Top Channel.
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 anëtarë prej të cilëve 5 aëtarë të përhershëm ShBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Rusia me të drejtën e vetos. Shqipëria shkon në tryezën e Këshillit të Sigurimit si kandidaturë konsensuale e grupit të Europës lindore.

Top Channel