Rama në Sofje takohet me presidentin Radev, ja mesazhi i tij për ngërçin kritik me Maqedoninë e Veriut

09/06/2021 08:36

Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Bullgari, ku po zhvillon takime me krerët më të rëndësishëm të shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama publikon foto me presidentin bullgar Rumen Radev.

Kryeministri i vendit tonë zbulon se në këtë takim u fol në lidhje me marrëdhëniet dhe zgjidhen e ngërçit kritik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që po pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Kryeministri Rama postim ne Facebook:

Sofje. Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA