Këtu jemi në qytetin e Lushnjës. Që prej vitit 1982 në këtë landfill depozitohen mbetjet urbane të bashkisë së Lushnjës.

Që prej vitit 2016 bashkia e Lushnjës është në pritje të lejes mjedisore, edhe pse ky vend depozitim nuk ka marrë miratimin e ministrisë së mjedisit, këtu shkarkohen 60 ton mbetje në ditë.

ERGEST KRAKULLI, DREJTOR I SHËRBIMEVE PUBLIKE, BASHKIA LUSHNJE: “ Nuk kemi leje mjedisore edhe pse kemi bërë kërkesë pranë ministrisë dhe institucioneve përkatëse. “

Ngjitur me malin e mbetjeve janë edhe shtëpitë e banorëve të lagjes “ 18 nëntori”, jeta e të cilëve vihet në rrezik. Përballë kësaj situate ministrisë e infrastrukturës dhe energjisë i kërkon bashkisë së Lushnjës që mbetjet urbane të dërgohen në inceneratorin e Fierit.

ERGEST KRAKULLI, DREJTOR I SHËRBIMEVE PUBLIKE, BASHKIA LUSHNJE: “ Një ditë më parë na erdhi kërkesa që mbetjet t’i çojmë në Fier pasi inceneratori teknikisht ka filluar punë. Në menjëherë do të fillojmë punë që t’i dërgojmë. Për këtë do të na duhet të përcaktojmë një buxhet të ri. “

Bashkitë e vendit kanë keqmenaxhuar taksat e shqiptarëve. Miliarda lekë hidhen në këtë fushë plehrash të cilat rrezikojnë jetën dhe mjedisin e qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA