I zhdukur prej disa ditësh, trupi i pajetë që u gjet në Shën Gjergj dyshohet se i përket Rudolf Elezoviç

09/06/2021 10:01
Ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Ulqinit, Rudolf Elezović

Trupi i pajetë që është gjetur mbrëmë në Shën Gjergj dyshohet se i përket ish shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Nga Policia e Ulqinit thonë se sot do të bëhet analiza e trupit të pa jetë, nga e cila pritet të mësohet identiteti dhe arsyeja e vdekjes. Kujtojmë se zhdukja e Elezoviçit u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviç. Së fundmi ai mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin.

Një nga pistat që po qarkullonte në mediat malazeze ishte arratisja e Elezovic drejt SHBA, menjëherë pasi kuptoi se anëtarët e një grupi kriminal që kontrabanduan rreth dy tonë e gjysmë marijuanë dhe nxorën zbuluar një nga ‘lidhjet’ më të rëndësishme në trafikun e drogës nga Shqipëria në Evropë.

Dyshimet për lidhjet me trafikun e drogës lindën pasi ai përdori taktikën e kalimit të paligjshëm të kufirit që zakonisht përdoret nga kontrabanduesit. Sipas burimeve të “Dnevni novini”, ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale, që janë në Shqipëri duke i siguruar atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen e tij.

Sipas informacionit jozyrtar nga policia, Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si një person, i cili u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë.

Pas atyre deklaratave, hetuesit filluan të kontrollonin nëse këto pretendime ishin të vërteta, megjithatë, Elezoviç i parandaloi ato dhe u zhduk pasi mori një raport se ai ishte zbuluar.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA