Fotografi kap momentet kur sulmohet nga nëna rinoceront me të gjithë vrullin, në mbrojtje të këlyshëve (fotot)

09/06/2021 17:08

Një rinoceront i nevrikosur më shumë se 2 ton i rëndë, është kapur në kamera teksa niste sulmin e furishëm ndaj fotografit të botës së egër.

Nëna rinoceront ishte në gjendje të tensionuar teksa mbronte bebet e saj, kur dhe nisi galopimin vrastar drejt fotografit që e besonte si kërcënim për familjen.

Pamje rënqethëse janë marrë në parkun kombëtar të Nairobi në Kenia, pas pasi nëna në foto ishte ndeshur me dy femra të tjera rinoceront të bardhë, dhe bebet e tyre.

Gurcharan Roopra, 42 vjeç, tregon se ishte një moment i qetë kur ai po fotografonte nënë me këlyshin kur papritur ajo u lëshua në sulm drejt tij sapo e pikasi duke ngritur pluhurin e rruginës së dheut.

Gurcharan, thotë: “Fillimisht mendova se femrat rinoceronte po luanin mes tyre megjithse dukej dicka intensive, por kur shikova përsëri fotot ato kishin njolla gjaku në trup dhe përballja do të ketë qenë intensive”.

“Ne i ndoqëm për rreth 30 minuta dhe silleshin ndaj njëra-tjetrës e luftonin. Në një moment një prej nënave u kthye nga unë dhe djali që ishte me mua u tmerrua”.

“E kam fotografuar këtë familje rinocerontësh gjatë viteve të fundit dhe e di që nuk janë agresivë, zakonisht janë krejtësisht e kundërta!”

“Kur nëna rinoceront u lëshua drejt nesh unë përfitove për mundësinë e fotos, dhe jam i lumtur me rezultatin”.

“Të katër rinocerontët u lëshuan secili ndaj fotografëve dhe unë u zhvendosa majtas duke u shmangur për pak”.

“Fotografia më jep formën më të mirë të relaksimit dhe sa herë kthehem në shtëpi pas saj bie menjëherë në gjumë. Relaksuese është gjithashtu të shikosh një rinoceront që mësyn me të gjithë fuqinë drejt teje”.

FOTO GALERI
1/3
Një rinoceront i nevrikosur më shumë se 2 ton i rëndë, është kapur në kamera teksa niste sulmin e furishëm ndaj fotografit të botës së egër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA