Në Basketollin e femrave, vajzat vlonjate fitojnë për herë të 23-të titullin.
Flamurtari shpallet kampioni i Shqipërisë për në basketboll për femra, për herë të 23-të në histori, një trofe ky si tribut për ish-trajnerin vlonjat, Viron Toska i cili humbi jetën rreth 6 muaj më parë për shkak të Covid 19.
Edhe përfaqësuesit e federatës shqiptare të basketbollit kanë nderuar ish-trajnerin vlonjat Toska, duke i shprehur mirënjohjen familjarëve të pranishëm në këtë ceremoni të dorëzimit të titullit.
Në përgjithësi një ndeshje emocionuese kjo finale përballë Partizanit, i cili është përpjekur që të bëjë rezistencë gjë që do të sillte shtyrjen e festës së titullit kampion të Flamurtarin. Perioda e parë u mbyll me shifrat 21-23 në favor të Partizanit, por ajo që ka bërë diferencën është perioda e dytë, që vlonjatët e kanë fituar 29-17 dhe Flamurtari kaloi avantazhin e dy pjesëve të para 48-40.
Në pjesën e mbetur të lojës ka pasur një ulje të ndeshje të ritmit dhe këtë gjë e tregojnë shifrat e periodës së tretë që u mbyll 9-11 për Partizanin, ndërsa Flamurtari kryesonte 57-51. 11-9 e fundit dhe në përfundim 68-60 dhe festa është e gjitha e vlonjateve.
Kupën kapitenes së Flamurtarit, Aida Myrto, ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, së bashku me anëtarin e kryesisë Ilir Taflaj dhe sekretarin e përgjithshëm Korab Llazani.
Top Channel