Dëshmitarët: Mlladiç “u çmend” pasi e bija 23 vjeçe u vetëvra me armën e tij 

09/06/2021 12:21

Presidenti amerikan e Joe Biden e përshëndeti si historik konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për Ratko Mlladiç, ndërsa shtoi se mendimet e tij janë me familjet e mbijetuara të shumë viktimave nga mizoritë e Kasapit të Ballkanit.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës po ashtu e përshëndetën vendimin për ta lënë përjetësisht në burg ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjë dhe Hercegovinës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se “tanimë nuk ka dyshim se qëllimi i Millosheviçit (Sllobodan, ish-presidenti jugosllav), Mlladiçit dhe të tjerëve që kanë qenë pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Njeriu që rrinte ulur në atë sallë me shpresën se apeli i tij do të aprovohej, kishte një fytyrë krej tjetër në fushën e betejës. Që prej fillimit të luftës në Bosnje, ai u shfaq si një figurë mizore. “Qëlloni në mish”, ishte urdhri që gjenerali jepte komandantëve të tij. Por dëshmitë e disa personave, përfshirë dhe ato të gazetares së luftës, Janine di Giovanni, përmendin ngjarjen që e shndërroi atë në një përbindësh: vetëvrasjen e vajzës së vet të adhuruar, Ana, me armën e tij të parapëlqyer.

Në Beograd, ka variante të ndryshme për këtë veprim të studentes 23 vjecare të mjekësisë. Disa thonë se ajo lexoi nëpër gazeta për mizoritë e të atit dhe nuk duroi dot të jetonte më atë mbiemër; të tjerë pretendojnë se u ofendua ashpër në një konferencë në Rusi për shkak të të atit dhe pësoi një lloj traume emocionale, varianti i fundit është së ndoshta, ajo thjesht u lodh nga fakti që duhet të jetonte në gjendje lufte.

Njerëzit pranë Mlladiçit thonë se vdekja e Anës e shtyu atë ndjeshëm drejt dhunës. “Disa njerëz mendojnë se ai u çmend”, pati thënë për Giovannin një prej komandantëve të tij, duke shtuar se jeta e Mlladiçit pati dy faza: para dhe pas vdekjes së të bijës, nga e cila nuk e mori më veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA