Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?
Çimi dhe Lindita zhvilluan një takim jashtë studios, ku shfaqen të afërt dhe të lirshëm me njëri-tjetrin.
Linda thotë se po sillet aq lirshëm, pasi Çimi i përçon qetësi dhe humor. “Kisha nevojë për një takim, ku të jem e lirë”, thotë ajo.
Çimi: Je një grua, që shumë burra duan të kenë. Ke shumë vlera, që unë i kam parë te ti
Me tej i kujton një udhëtim që Linda ka bërë jashtë dhe e pyet se kur do të shkojnë me pushime bashkë.
Çimi: Kur të shihja në pishinë, po mendoja kush është ai që të filmon, ai që ke pranë…
Linda: Po të duash, herë tjetër ikim bashkë…
Çimi: Po më dukesh kaq e urtë sot.
Linda: Ti më transmeton qetësi!
Çimi: Mund të shtyjmë ditën sot pas darke…
Linda: Kur një mashkull bën një ftesë të tillë, do të thotë që e pëlqen shumë?!
Çimi: Sa pengesë është për ty të mos kem fëmijë?
Linda: Është një pengesë për mua dhe e kemi diskutuar…
Megjithatë, Çimi nuk harron të flasë për Stelën dhe rrëfen për pasigurinë që ajo i ofron.
“Tani nuk e dimë as vetë si po shkon, një afrohet, një largohet. Kisha një pëlqim për Stelën, po me atë mesazh më dha një mesazh të qartë”.
Top Channel