Autori i vrasjes në Peqin, Leonard Bashliu

Një gërvishtje makine 5 vite më parë shkaktoi një seri debatesh e përplasjesh që sot përfunduan me vrasjen e 44-vjeçarit Ylber Xhahysa.

Viktima ndodhej në këtë bar kafe në fshatin Gjocaj të Peqinit kur u qëllua për vdekje me katër plumba nga Leonard Bashliu 35 vjeç.

Top Channel ka arritur të sigurojë foton e vrasësit të ditës së sotme.

Banorët e zonës janë të tronditur në lidhje me ngjarjen ndërsa i njohin shumë mirë të dy personat.

Megjithatë burimet thonë se pas konfliktit 5 vite më parë mes autorit dhe viktimës ka pasur debate. 35-vjeçari që kreu vrasjen i tha policisë se viktima e kishte qëlluar me grushte dhe ai kishte ruajtur momentin për t’u hakmarrë.

Sipas Bashliut,në deklaratën e dhënë në polici, ai e ka kryer krimin pasi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, sepse babai i tij është i paralizuar ndërsa vëllai ka një sëmundje te vazhdueshme epileptike. Autori u arrestua në banesën e tij disa minuta pas ngjarjes.

 

FOTO GALERI
3/11
Lokali ku ndodhi vrasja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA