Torasa i jep lamtumirën Tiranës me një mesazh prekës

08/06/2021 14:27

Lamtumira është zyrtare. Agustin Torasa ndan përfundimisht rrugët me Tiranën.

Ka qenë vetë 32-vjeçari që ka njoftuar divorcin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku është e lexueshme ndjenja e keqardhjes për largimin nga klubi bardheblu. Në postimin e argjentinasit shkruhet:

“Momenti më pak i pritur mbërriti, momenti për të thënë lamtumirë. Është krenari për mua që jam pjesë e historisë së këtij klubi.

Ndoshta do të kisha dashur të largohesha në një mënyrë të ndryshme, por ndonjëherë gjërat nuk ndodhin në mënyrën që ti do ose imagjinon.

Largohem me qetësinë e mendjes që kam dhënë gjithçka. Faleminderit tifozëve për dashurinë dhe respektin, si gjithmonë, dhe për secilin person që ishte në krahun tim gjatë këtyre dy viteve. Falënderoj edhe presidentin që më lejoi të jem pjesë e këtij klubi dy vite më parë.

Do të më mungosh dhe do të kujtoj gjithmonë secilin prej jush dhe momentet e jetuara. Shpresoj t’ju shoh përsëri!”

Postimi i Torasës është konfirmimi i mosgjetjes së një gjuhe të përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës. Edhe pse jo ende zyrtarisht, duket se në të njëjtën rrugë është edhe Elton Cale. Braziliani bashkë me argjentinasin ishin dy nga elementët më të rëndësishëm në titullin kampion të 100-vjetorit, dy sezone më parë, ndërsa sezonin e shkuar të dy u penalizuan nga dëmtimet si dhe nga një skuadër që me shumë ndryshime nuk kishte më forcën sulmuese. Në dy sezone me Tiranën, Torasa ashtu si dhe në eksperiencën e mëparshme me Partizanin, u konfirmua si një ndër lojtarët e huaj me më shumë teknikë, duke dhënë një kontribut vendimtar në fazën sulmuese të bardhebluve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA