
Plastika po shkatërron globin! Nis në Gjenevë samiti i OKB-së: Prodhuesit e naftës nuk duan të ndalojnë përdorimin
05/08 15:26
Së paku 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 271.000 të tjerë u prekën nga përmbytjet në Sri Lankë, njoftuan mediat lokale.
Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive e këtij vendi në një njoftim theksoi se 271.110 qytetarë në 10 rrethe “janë prekur si rezultat i kushteve të pafavorshme të motit”, sipas të përditshmes “Ceylon Today”.
Po ashtu u theksua se dy të tjerë janë zhdukur. Agjencia e katastrofave tha se përmbytjet shkaktuan vdekjen e 10 personave, ndërsa shtatë të tjerë humbën jetën gjatë rrëshqitjeve masive të dheut.
Sipas Departamentit të Meteorologjisë në Sri Lankë, moti i pafavorshëm do të vazhdojë në disa pjesë të vendit, duke përfshirë reshje shiu.
Top Channel