Përgatitjet e Spanjës për “Euro 2020” janë tensionuar pasi kapiteni Sergio Busquets rezultoi pozitiv me COVID-19 pak ditë më parë.
Mesfushori dhe shokët e tij të La Roja barazuan 0-0 me Portugalinë në një miqësore gjatë fundjavës së kaluar, por doli që lojtari i Barcelonës ishte infektuar nga virusi në testimet e fundit që u bënë.
Pjesa tjetër e skuadrës dhe trajnerëve të gjithë u testuan dhe dolën negativë, por shkaku që ata ishin në kontakt të ngushtë me Busquets, atyre gjithashtu u kërkohet të izolohen dhe për këtë arsye janë stërvitur të ndarë.
Kjo do të thotë që ndeshja përfundimtare e planifikuar për miqësore para Euro 2020 me Lituaninë në Leganes do të shohë lojtarët e Spanjës U21 të futen në përballje, ndërsa trajneri Luis De la Fuente do të marrë drejtimin e skuadrës në vend të Luis Enriques.
Të hënën në mëngjes, u njoftua se portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga është bërë anëtari i gjashtë i ‘vijës kufizuese’, duke iu bashkuar sulmuesit të Leeds, Rodrigo Moreno, Pablo Fornals të Ëest Hamit, mesfushorit të Valencias, Carlos Soler, anësorit të Celta Vigos, Brais Mendez dhe mbrojtësit të Villarrealit, Raul Albiol, që po stërviten të ndarë.
Top Channel