Numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor që ndodhi dje në provincën Sindh të Pakistanit është rritur në 62.
Sipas mediave lokale, numri i të vdekurve është rritur pasi trupat e 11 personave të tjerë u gjetën gjatë përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit.
Më shumë se 100 njerëz u lënduan si rezultat i aksidentit. Gjendja e disa prej të lënduarve mbetet e rëndë.
Nga ana tjetër, ministri i Hekurudhave Mohammad Azam Khan Swati, i cili inspektoi zonën e aksidentit, deklaroi se do të kryhet një hetim gjithëpërfshirës dhe se personat përgjegjës do të ndëshkohen.
Ndryshe, dje në mëngjes në rajonin Ghotki të provincës Sindh, vagoni i një treni në lëvizje doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.
Top Channel