“Në ngjitësen që u përdor për t’i mbyll gojën u gjetën gjurmët e gishtave të burrit”/ Detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçares në Greqi (FOTOT)

08/06/2021 11:30

Gjurmët e gjetura brenda në shtëpi dhe në mënyrë specifike në ngjitësin, me të cilin janë lidhur viktimat, i takojnë pilotit 32-vjeçar, burrit të 20-vjeçares Karolinë, që humbi jetën gjatë një grabitje të dhunshme mëngjesin e 11 majit.

Nga afërsisht 300 foto të grabitësve që iu treguan Babis Anagnostopoulos, për profilet e vrasësve, u dol me një listë prej 20 personash që tregojnë disa ngjashmëri kryesisht në llojin e trupit, por jo sa i përket identifikimit.

Ndërsa sa i përket gjuhës së folur nga autorët e krimit, piloti 32-vjeçar nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare nëse është shqip, një gjuhë nga një ish-Bashkimi Sovjetik apo edhe një dialekt rom, shkruajnë mediet greke. 

Rreth 200 grabitje të pesë viteve të fundit janë shënjestruar, përfshirë sulmin në Alepochori në verën e vitit 2018, kur tre burra sulmuan shtëpinë e trajnerit të pilotëve Charalambos Anagnostopoulos, e lidhën atë me gruan e tij dhe i rrahën, e më pas i vodhën ata.

Kjo grabitje, megjithëse kanë kaluar tre vjet, mbetet e pazgjidhur dhe siç thonë zakonisht zyrtarët e Sigurimit, ka shumë ngjashmëri, por edhe shumë ndryshime me atë të Glyka Nera.

Këto janë të dhënat e deritanishme nga hetimet. Por 28 ditë pas vrasjes së 10 majit hetuesit e ngjarjes thonë se gjurmët që gjetën ishin aq të pakta, sikur “tre autorët të kishin pastruar zonën me zbardhues”.

FOTO GALERI
10/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA