Mbetjet në zonën e mbrojtur/ Krujë, landfilli 3 km larg qendrës nuk ka lejë mjedisore

08/06/2021 19:54

Mbetjet urbane të qytetit të Krujës që prej vitit 2012 depozitohen në këtë që pyll, i cili që prej vitit 2018 nga ministria e mjedisit është shpallur zonë e mbrojtur.

Landfilli që ndodhet 3 km larg qendrës së qytetit nuk ka një leje mjedisore. Sipas kësaj kontrata bashkia e Krujës operatorin ekonomike “ DIEN” SH.P.K që merret me menaxhimin e mbetjeve për dy vjet do ta paguaje 400 milion lekë.

Sipas planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve këto male me plehra duhet të hiqen nga pylli. Sipas bashkisë së Krujës mungesa e një stacioni transferimi pengon dërgimin e tyre pranë landfillit të Sharrës.

Një nga direktivat e bashkimit europian është pastrimi I Shqipërisë nga plehrat. Fatkeqësisht në vendin tona janë 200 landfille që e bëjnë Shqipërinë të duket e pisët në sytë e Europës.

Top Channel