Integrimi/ Gjermania kërkon të hiqet e drejta e vetos në BE

08/06/2021 12:59

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shfuqizojë veton e vendeve anëtare mbi politikën e jashtme.

“Ne nuk mund të jemi më peng nga ata që paralizojnë politikën e jashtme evropiane me vetot e tyre. Ata që e bëjnë këtë po luajnë me kohezionin e Evropës në një periudhë më të gjatë ose më të shkurtër,” tha Maas në një konferencë shtypi në Berlin.

“Prandaj e them hapur, vetoja duhet të zhduket, edhe nëse do të thotë që ne mund të mbivlerësohemi,” shtoi ai.

Sipas rregullave të BE, vendime të caktuara, të tilla si mbi taksat ose çështjet e politikës së jashtme, kërkojnë unanimitet midis shteteve anëtare. Ky sistem do të thotë që një vend mund të përdorë veton e tij për të bllokuar ose për ta shtyrë marrjen e një vendimi të tillë.

“Meqenëse ne gjithmonë e kemi konsideruar solidaritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm si dy anët e së njëjtës medalje, ne tani, pas krizave të brendshme, duhet të bëjmë përparim të mëtejshëm në aftësinë e Evropës për të vepruar në çështjet e politikës së jashtme“, deklaroi Maas, raporton Euronews. 

Kjo deklaratë vjen në një kohë, kur po diskutohet drita jeshile për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kujtojmë që Bullgaria i ka vendosur veton Maqedonisë së Veriut, për shkak të konflikteve lidhur me gjuhën dhe historinë  e dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA