India regjistroi 100.636 raste tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, që është numri më i ulët ditor në dy muajt e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka arritur pothuajse në 29 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në gjithë vendin është 349.186, duke përfshirë edhe 2.427 raste të reja të vdekjeve.
Ekspertët paralajmëruan se një valë e tretë pritet të ndikojë më shumë te fëmijët. India po përgatitet për të shmangur përsëritjen e valës së dytë monstruoze.
Ndërkohë, New Delhi pritet të fillojë me heqjen apo zvogëlimin e kufizimeve. Metroja e qytetit do të funksionojë me kapacitet 50 për qind dhe dyqanet do të hapen. Delhi ka qenë nën një bllokim të rreptë që nga 19 prilli për të ndaluar përhapjen e virusit gjatë valës së dytë.
Top Channel