India regjistroi më pak se 100.000 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, që është numri më i ulët ditor në dy muajt e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka arritur pothuajse në 28,9 milionë, përfshirë 86.498 rastet e reja.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në gjithë vendin është 351.309, duke përfshirë edhe 2.123 raste të reja të vdekjeve.
Numri i rasteve të reja në Indi regjistroi një rritje eksponenciale muajin e kaluar, me numrin ditor madje që kaloi më shumë se 400.000.
Autoritetet në shumë rajone kanë filluar gradualisht të heqin kufizimet.
Me programin e vaksinimit të vendit në proces, kryeministri Narendra Modi njoftoi dje se qeveria tani do të sigurojë vaksina falas kundër COVID-19 edhe për personat e moshës 18-44, duke filluar nga 21 qershori.
Sipas statistikave zyrtare, mbi 230 milionë doza vaksinash janë administruar në gjithë vendin deri më tani.
Top Channel