Grealish në “radarët” e Man. City-t, Guardiola e sheh si zëvendësues të Sterling

08/06/2021 14:22

Manchester City ka nxjerrë në shitje sulmuesin Raheem Sterling dhe Pep Guardiola ka zgjedhur anësorin e Aston Villa-s, Jack Grealish për të zëvendësuar 26-vjeçarin.

Ky i fundit preferohet shumë nga Guardiola dhe është bërë me dije se trajneri i Cityt i ka udhëzuar drejtuesit që të ndërhyjnë në mënyrë direkte për të blerë 25-vjeçarin.

Këtë sezon me Aston Villa-n, Jack Grealish shënoi 7 gola dhe dhuroi 12 asiste në 27 ndeshje, ndaj pritet që transferimi i tij te kampionët e Anglisë të kushtojë rreth 100 milionë euro.

Nga ana tjetër Sterling ka humbur besimin e Guardilës dhe është lënë shpesh në pankinë në ndeshjet më të rëndësishme të Manchester City-t, teksa në vendin e tij janë aktivizuar Riyad Mahrez dhe Phil Foden.

Top Channel