Vidhnin banesa në Patos dhe jo vetëm, në pranga tre persona. Pas kontrollit në banesë njërit prej tyre iu gjet kanabis Top Channel ka siguruar detaje nga vrasja në Peqin, ku mbeti i pajetë 44-vjeçari Ylber Xhahysa, i cili ka qenë pronar i një kabllori.
Gazetari i Top Channel, Andi Bora bën me dije se viktima ka qenë ulur në lokal, por pas disa minutash ka mbërritur Leonard Bashaliu dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Sherri me autorin e vrasjes Leonard Bashaliu nisi për shkak të një konflikti që kanë pasur 5 vite më parë për gërvishtjen e makinës.
Autori ka deklaruar në polici se viktima e kishte qëlluar me grusht para 5 vitesh dhe mëngjesin e sotëm kishte arritur të përballej me të dhe ta vriste. Ai ka treguar se ka qenë edhe në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës familjare sepse babai i tij është i paralizuar ndërsa vëllai vuan nga epilepsia.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:30 në Peqin. Policia reagoi menjëherë duke bërë të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel