Bora Zemani është në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën personale, por edhe pse moderon emisionin më në zë të momentit ‘Për’Puthen’. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh poston foto të cilat tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi ka qenë avokati Spartak Ngjela të cilit Bora i ka marrë vëmendjen dhe i ka komentuar publikisht ku nuk vonoi shumë dhe mori vëmendjen e të gjithëve. Nuk jemi mësuar që figura që nuk janë pjesë e showibizit ta shprehin hapur mendimin e tyre dhe të jenë dashamirës. Por duket që Bora ja u ka marrë zemrën të gjithëve.
“Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë”, shkruan Spartak Ngjela në komentin kushtuar borës.
Top Channel