Dalin emailet: Hunter Biden u pagua nga manjati rumun për ta shpëtuar nga burgu!

08/06/2021 13:59

Telashet nuk kanë përfunduar ende për djalin problematic te presidentit amerikan Joe Biden.

Disa emaile të dala në dritë së fundi tregojnë sesi Hunter Biden dhe kolegë të tij të një firme të fuqishme ligjore u përpoqën të përdornin sa më shumë lidhjet qeveritare në muajt e fundit të administratës Obama në përpjekje për të shpëtuar një manjat rumun t`i shpëtonte dënimit për mitmarrje.

Emailet e siguaruara nga vetë laptopi i Hunterit që asokohe punonte si këshilltar në Boies Schiller Flexner LLP, kishte kontaktuar me ish drejtorin e FBI-së Louis Freeh qershorin e 2016-tës për çështjen e Gabriel Popoviciu, i akuzuar për blerjen e një terreni prej 550 hektarësh me qëllim ndërtimin e një qendre tregtare në Bukuresht të cilin e kishte marrë shumë nën vlerën e tregut.

Në njërin prej emaileve, Hunter thoshte se besonte që Popoviciu ishte një “njeri i mirë i cili po trajtohej shumë keq nga një sistem i dyshimtë drejtësie në Rumani. Koha është thelbësore dhe klienti im nuk ngurron të sjellë çfarë ekipi që të duhet me çfarëdolloj kostoje për të arritur drejtësinë”, thoshte ai.  Asokohe i ati i tij, Joe Biden ishte zv/president.

Hunter dhe ish drejtori i FBI-së do përfaqësonin në takime me zyrtarë të lartë të SHBA- Popoviciun, i cili e kishte punësuar si pjesë e një fushate ndikimi për të bindur prokurorët anti-korrupsion të hiqnin dorë nga çështja që po hetonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA