Fiks Fare trajtoi problemin e zonjës Resmija Hasa, nga fshati Grekan Belsh, e cila ankohej për avokatin Nazmi Dervishi, që sipas saj po e zvarriste nisjen e procesit të saj gjyqësor, me objekt dëmshpërblim për rrahje dhe dëmtim të personalitetit.

Pas sherrit banal me një komshie, të ndodhur në maj të vitit 2020, për Remsije Hasën, nisi një proces gjyqësor për të ndëshkuar komshijen që e rrahu, por edhe për të liruar vetën nga akuza e komshijes për dhunë të ndërsjelltë. E gjitha ngjarje sipas saj nisi për një qese me pleh, që e kishte hedhur dikush tjetër.

Dallëndyshe Manco, u dënua nga gjykata me vendim të formës së prerë, në tetor të vitit 2020. Gjithashtu, në mars të 2020 ka marrë formë të prerë edhe vendimi për pushimin e procedimit penal ndaj shtetases Resmije Hasa. Por pavarësisht se proceset gjyqësore kanë përfunduar në favor të të dëmtuarës, sipas avokatit për të hapur gyqin për dëmshpërblim, asaj i duhet të presë edhe dy vjet të tjera. Resmije Hasa u ankua në Fiks Fare pasi dyshon se avokati i saj Nazmi Dervishi, po e zvarrit procesin qëllimisht, pasi ka njohje me palën tjetër. Ajo dyshon që ai po bashkëpunon më palën tjetër.

Avokati Nazmi Dervishi, i cili është marrë kryesisht më ankimin e palës tjetër, pasi edhe ata ngritën akuza ndaj Resmijës për rrahje, e ofendon duke i thënë fshatare dhe se ajo nuk i njeh ligjet. Ai e ofendon me fjalë të rënda dhe i thotë që po deshi dëmshpërblim duhet të presë edhe dy vjet të tjera.
Resmije Hasa u ballafaqua për të disatën herë me avokatin dhe gjatë bisedës dëgjohet që avokati e shanë edhe e ofendon zonjën me fjalë banale, dhë për shkak të prejardhjes së saj nga fshati. Zonja i thotë se kjo punë duhet të ecë pasi ajo e ka paguar. “Të kam dhënë 85o mijë lekë dhe një gjel peshqesh” i thotë zonja, duke e acaruar akoma më shumë avokatin i cili i përgjigjet ” Nëse do prit, nëse s’do vazhdo”.

Fiks Fare verifikoi të dhënat e zonjës dhe pretendimet e avokatit me ligjin në fuqi. Sipas Kodit Civil, afati i parashkrimit të dëmtimeve, neni 115, pika dh, thuhet “Parashkruhen brenda afateve prej tre viteve paditë për shpërblimin e dëmeve, dhe jo paditë për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë”.
Nisur nga pretendimet e avokatit, nëse zonja pret edhe dy vjet, do ta humbë të drejtën për të hapur një proces gjyqësor dhe për të kërkuar dëmshpërblimin.

Gazetarët e Fiksit u paraqitën pranë zyrës së avokatit, por ai nuk ndodhej në zyrë. I kontaktuar në telefon nga gazetarët e Fiksit ai tha se nuk kishte kohë t’i takonte. Të nesërmen ai mbylli sërish telefonin, duke mos u përgjigjur. Edhe mesazheve të dërguara nga gazetarët avokati zgjodhi të mos i përgjigjej.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA