Vajza bie nga ballkoni dhe vdes, shoqet: E ka hedhur i fejuari!

07/06/2021 19:34
Foto ilustruese

“E ka vrarë i fejuari, nuk ishte vetëvrasje”, shoqet e 21-vjeçares italo-spanjolle, Elena Livigni Gimenez që vdiq në Ibiza pasi ra nga ballkoni, janë të bindura se vajzën e ka hedhur partneri i saj.

26-vjeçari me origjinë marokene vdiq edhe ai pas saj në të njëjtën mënyrë. Mikeshat e Elenes, duke folur për Corriere della Sera thonë se 26-vjeçari e ka shtyrë ose ajo ka rënë për çdo rast për shkak të një agresioni nga ana e tij.

Nuk i ka shkuar ndonjëherë në mend të vriste veten”, këmbëngulin ato. Edhe hetuesit spanjollë mendojnë se mund të bëhet fjalë për vrasje. Mendohet se pasi ka parë ç’ka bërë, i riu është hedhur edhe vetë, duke vdekur në vend. Dëshmitarët në vendngjarje rrëfejnë se e para nga ballkoni i dhomës në katin e katërt të hotelit “Torre del Mar” ka rënë vajza, dhe pas pak çastesh, u shemb përdhe edhe 26-vjeçari.

Ata rrëfejnë se përpara ngjarjes së rëndë, mes tyre ka pasur një sherr të madh e të dhunshëm. E ëma e Elenes sakaq nuk di se çfarë të mendojë. Sipas saj, i riu nuk dukej i dhunshëm e ndoshta gjithçka ka qenë një aksident fatkeq. Dyshimet që rrethojën këtë ngjarje pritet të zbardhen nga rezultati i autopsisë, falë të cilës do të shihet nëse në trupin e 21-vjeçares ka pasur shenja dhune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA