Triumf i shumë nevojshëm, partia e Merkel “shkatërron” rivalët në zgjedhjet lokale

07/06/2021 15:42

Partia e kancelares Angela Merkel, CDU fitoi qartë zgjedhjet për parlamentin e landit të Saksoni-Anhalt, të fundit para zgjedhjeve për Bundestagun gjerman në muajin shtator.

Këto votime u ndoqën me interes të veçantë sepse tregojnë tendencën për zgjedhjet e mëvonshme parlamentare, dhe për momentin të paktën, e bëjnë unionin Kristian Demokrat të marrë frymë lirisht. rezultatet paraprake tregojnë se në këtë land, CDU siguroi CDU ka fituar 37,1% të votave dhe madje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016 ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin (29,8%), duke mposhtur bindshëm AfD-në e ekstremit të djathtë.

Alternativa per Gjermaninë arriti vetëm 20,9% të votave, një rënie kjo krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, 24,3%.Urime për rezultatin e CDU-së në shkallë landi dhe kryeministrin e landit, Rainer Haseloff erdhën menjëherë të nga qendra e CDU në Berlin. Sekretari i Përgjithshëm, Paul Ziemiak e quajti një „rezultat sensacional”, rezultatet e partisë CDU në këtë land, pas prognozave të para.

Kjo është fitore personale për kryeministrin, Rainer Haseloff, por edhe për të gjithë ekipin e Unionit, tha Ziemiak për televizionin gjerman, ZDF. Të Gjelbrit dolën me një rezultat më të dobët se pritshmëritë në sondazhe. Megjithatë, kandidatja e tyre për kancelare, Annalena Baerbock shprehet e bindur se situata në zgjedhjet e shtatorit do të jetë tërësisht tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA